Loading...

MARTIRET E DUKATIT QE NUK U QUAJTEN KURRE DESHMORE

Nese pergjate shtatedhjete viteve te shkuara eshte folur gjithmone dhe jane nderuar perms ceremonish te vecanta te gjithe ata qe u quajten Deshmoret e Atdheut(Disa prej te cileve ishin vertete te tille),une sot kam zgjedhur qe permes ketyre radheve te bej nje homazh per disa nga ata qe edhe pse u vrane ne te njejtat rrethana,jo vetem qe nuk u quajten deshmore,por u baltosen me etiketime nga me te ndryshmet dhe me te qelbetat qe prodhonte makineria e diktatures komuniste.
Saktesisht kam zgjedhur te shkruaj dicka per tete shqiptare te mire,dukatas te ndershem e patriote te cilet humben jeten ne nje perplasje tragjike mes shqiptaresh ne nje kohe lufte,madje ne kulmin e intensitetit te saj,ne 30 Nentor 1943,ne ate qe me vone mori emrin “Lufta e Dukatit” e qe nuk u njoh kurre si krenari e komunizmit dhe komunisteve,por si nje njolle e erret e LANC-it.
Ne ate perballje te inskenuar me kujdes nga komunistet qe drejtonin luften u perpoq te vihej ne jete strategjia e Dushaneve dhe Miladineve per te vene prefund cilindo fshat apo krahine rebele qe kishte zgjedhur tjeter rreshtim per te luftuar pushtuesin.E gjitha kishte te bente me veshtrimin e tyre te larget per te mos e ndare pushtetin e pasluftes me askend.Marreveshja e Mukjes tashme kishte rene,ishte tradhetuar nga komunistet dhe po luftohej ngado ne Shqiperi per te eleminuar te gjitha alternativat e tjera duke I etiketuar si tradhetare dhe kolaboracioniste.
Ate fund nentori te vitit ’43 ishte radha e fshatit Dukat,burrat e te cilit ishin rreshtuar me se shumti me Ballin Kombetar edhe pse veprimtaria e tyre ishte sporadike.Dukati ishte thuajse nen ndikimin e plote te Hysni Lepenices dhe Skender Mucos.Ata ishin te interesuar qe te mbronin mallin dhe gjene.Ishin te interesuar qe te mos u cenohej jeta e femijeve dhe familjeve te tyre.Ishte kjo arsyeja qe refuzuan marshimin e brigadave partizane mespermes fshatit.Inteligjenca e tyre natyrale ishte e mjafte per te kuptuar se qellimi I Brigadave Partizane ishte qe te benin reprezalje nder kreret e fshatit e te krahines dhe ta quanin pasketaj zone te cliruar edhe Dukatin.Por dukatasit e dinin mire se cdo te thoshte barbari komuniste pas te ciles ndoshta do te duhej te ndesheshin edhe me barbarine naziste.Ndaj refuzuan te pranonin marshimin partizan,por nderkohe e dinin mire se do te ndesheshin me pabesine e tyre dhe per kete u pergatiten fort.U betuan t’i prisnin ashtu si e meritonin.
Mbremjen e 30 Nentorit duke u gdhire 1 Dhjetori 1943 disa prej burrave te Dukatit u pozicionuan ne roje te fshatit te tyre.Intuita nuk I kishte genjyer.Nuk vonoi dhe nisi sulmi partizan mbi fshatin pa paralajmerim,duke e ditur se aty kishte vetem dukatas,burra ,gra e femije.Dy brigade partizane,e para dhe e pesta,nen drejtimin e Mehmet Shehut,Hysni Kapos,Muhamet Prodanit,Shefqet Pecit e te tjere po sulmonin naten dhe ne befasi nje fshat te tere vetem e vetem per te vene prefund krenarine e tyre.U ndez nje lufte e ashper mes shqiptaresh,lufte fatkeqe vellavrasese pa asnje motiv por vetem per tekat e krereve te kuq te Partise Komuniste.Ata kishin ne koke qellimin ogurzi per te pushkatuar disa prej krereve te fshatit e per te ushtruar terror tek pjesa tjeter.Beteja u ndez e ashper dhe u vrane shume njerez ate nate,shume shqiptare te cilet ishin ne te njejten llogore sa I perket luftes kunder pushtuesit,por ne llogore te ndryshme sa I takon pushtetit te pasluftes.
“S’jam fashist,por I dukat!”
Nje nder dukatasit qe u vra ne ate perpjekje fatkeqe ishte Murat Bodo.Po e nis me te kete memori sepse perballja e tij me partizanin Myrto Sadiku nga Terbaci ishte fatale per te dy dhe u shenderrua ne emblemen e kesaj beteje perms vargjeve te poetit popullor: “Hidh armet fashist I ndyre,/S’jam fashist por I dukat,/Po I thone taksirat,/Qe vjen e te gjen ne prag.”Murat Bodo ishte nje bari dhe burr i ndershem dukatas I cili me dyfekun qe e kishte cdo shtepi j’u pergjigj kushtrimit dhe doli edhe ai ne mbrojtje te fshatit qe po sulmohej.U ndeshen balle perballe me Myto Sadikun dhe u vrane me te shtenat e njeri tjetrit,flake per flake.Po aq shpejt u krijuan edhe vargjet e mesiperme qe jane edhe sot simbolika e vellavrasjes.
“Korba na u vrane djemte!”
“Korba na u vrane djemte,/Ca ketu e ca ne cete,/Ca ketu ca ne Parti,/Haj me det o Shyqyri.”Keto jane te tjera vargje qe u thuren fill pas Luftes se Dukatit dhe kane ne qender te gjithe te vraret e Dukatit,perfshi edhe ata qe u vrane ne radhet e cetave partizane e qe me vone u shpallen deshmore.Emri I permendur me larte lidhet me Shyqyri Nezhen I vrare edhe ai ne kete beteje te pergjakshme.
Emra te tjere dukatasish qe humben jeten ne kete lufte jane,Muharrem Beqiri,Beqir Elmazi,Salo Mehilli,Bino Dero,Selim Dero,Musa Alicka.
Ja vlen te ndalem pak tek barbaria e pashoqe,sjellja kanibaleske e forcave partizane te cilet,ne terheqje e siper,te thyer keqazi nga perballja me Dukatin dhe dukatasit,ne dalje te fshatit u kthyen ne nje shtepi te vetmuar ku gjeten nje nene dhe dy djemte e saj fare te rinj,Bino e Selim Dero.Pershendetjes se tyre “Vdekje Fashizmit!” djelmoshat j’u pergjigjen :”Shqiperi e shqiptareve!”Kjo pergjigje I terboi edhe me keq dhe I terhoqen zvarre dy djemte ne sy te nene se moshuar dhe I pushkatuan diku me tej.Njerin prej tyre e ndanin vetem pak dite nga dita e marteses qe nuk u be kurre.
Keto ishin vetem pak episode te nje episodi gjigand e tragjik te ndodhur 72 vjet me pare ne Dukat te Vlores.Ajo dite do te mbahet mend si nje dite fatkeqe per kete fshat trim dhe bujar,sepse e renditi nder fshatrat kundershtare te regjimit qe u instalua vetem nje vit me vone.Eshte pikerisht ajo dite qe shkaktoi humbje te medha nga te dyja krahet e te njejtit trup e beri qe ngado neper Shqiperi dukatasit te thirreshin me etiketen “Ballist Dukati”.Sot kjo fjale mbase mban edhe nje fare krenarie per te paret tane nacionaliste,por asokohe ishte nje mallkim qe na ndiqte ngado e qe na mbyllte te gjitha shtigjet e jetes.
Tete burrat dukatas qe humben jeten ne ate perballje nuk u permenden kurre pergjate periudhes se diktatures.Familjaret e tyre u anatemuan e u denigruan.Vetem ne vitin 2008,ne 65 vjetorin e kesaj lufte,u nderuan nga Presidenti I Republikes me titullin “Martire te Luftes se Dyte boterore.”
Eshte per t’u theksuar se vrasesit e tyre qe humben jeten ne te njejten perballje ishin dhe jane deshmore te Atdheut edhe pse nuk u vrane aspak ne perballje me armikun qe na kishte pushtuar.Per mendimin tim asnje prej te vrareve ne Luften e Dukatit nuk meritonte te ishte deshmor.Ata ishin te gjithe viktima te etjes per pushtet te nje klani gjakpiresish qe uzurpoi Shqiperine.

NGA LIRIM NEZHA

 

Rezultate imazhesh për foto fshati i dukatit

Rezultate imazhesh për foto fshati i dukatit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com