Loading...

“Makinën e përdor Artani, e ka blerë Moisiu kushëririt Saimir Tahirit” Zbardhen bisedat e reja të Habilajve

Në materialin e dytë audio, më i gjatë se i pari, itet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke iu kaluar Habilajve. Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Saimirit si ‘ai kushëriri ynë’. Materiali është i veçantë për nga dialogjet unike dhe të lejon një pamje të mirë të prapaskenave të grupeve shqiptare të trakut të drogës dhe lidhjeve të tyre me njerëz me pushtet.

Ashtu si në materialin e parë, me ‘B’ janë shënuar biseduesit dhe me numra secili prej tyre. Në fund të audios së transkriptuar keni edhe një komentar shpjegues të Politiko.al

AUDIO 2

(muzikë labe në sfond)

B1: Çfarë të bjerë seria se…

B2: Ç’të bjerë seria, se seria është për të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Vlora seri tjetër, Berati seri tjetër, Berati apo Tirana.

B1: Eee iku ajo kohë kur ish me rrethe dhe i bëri AA të gjithë. Tani targat janë çfarë nxjerr kompjuteri në seri.

B3: Nëse Presidenti e ka 01-shi, 02-shi e ka kryeministri, 03-shi e ka ai kushëriri jonë. …03-in e ka Artani që ja dha ai.

B2: Kush Artan?

B3: Ishte i kushëririt tonë kryeministrit, ça është ai tashi…

B1: Saimirit. Saimir Tahirit.

B3: 01 e ka Presidentit, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri

B2: Pra, është ministër i Brendshëm ai.

B3: E ka tashi me gjithë dokumente ai Artani, e ka të tijën personale vëllaaaa. E përdor Artani në Vlorë, e ka me dokumente të tijat.

B2:Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…Ia dha Moisiut në fillim.

Moisu ia bleu sa i desh bytha atij ia bleu.

B2: Çfarë makine është, Audi

B3: Audi siç e ka Xhorxhua.

B2: A-6a?

B1: E shoku, Pajton është. 12 pistonëshe shokuuu. Pajton 12 pistonësh benzine….Sa harxhon ai nga këtu deri në

Brindizi?

B3: 250 euro benzinë.

B2: 6 mijsh benzinë po ça thua ti ere, ai do çisternën me vete.

B2: Po sa nxjerr ajo?

B3: 260

B2: Ajo 180-shen, 200-shen se ndjente fare. E kishte xhamin… dopio xham. kaq.

B2: Po ça është ajo, amerikane, ça mund të jetë?

B3: Po dopjo xhamo, o.

B1: Pajton o.

B3: Na u qepën ne në Taranto me një Golf të ri. Na u qepën këta nga mbrapa. Jepi dru, i tashë. Ikëm ikëm ne, në një lokal i thashë unë hape krahun të pimë kafe. Dhe ardhën ata. Na falni tha, kush e ka këtë makinë? Unë, i thashë. Ca makine është tha. Me katër rrota i thashë. Jo çfarë motori tha, mos më keqkuptoni, tha. Pajton, i thashë unë. Të thashë, i tha ai.

……

B3: Kur vajtëm ne në Vlorë u turrën policët. O ti q. nënën. U turrën për ndonjë lek ata. E bllokuan. Një t’ja bërë i zoti. O ju q… robt, u tha. Ju do mbani këtë makinë, u tha. Hap portën u tha, se u q…nënën. ..më tha mua, më sill bllokun. Po ishte blloku që ka atë të sinjaleve. I thashë unë po ç’e do?…Filluan ata hap dyer,

hap kofano. Për lekë. I zoti priste te porta.

…një ta marrë unë në telefon dhe i thasë: hajde ore, se na bllokuan. Dëgjon ore, një të marrë Moisiun në telefon, i thashë hajde ore…

KOMENTAR

Materiali i dytë audio nuk ka ‘vlerën e lajmit si të tillë’, për faktin se dihet tashmë prej kohësh odiseja e Audit të

famshëm ‘003’, të cilin Saimir Tahiri ua ‘shiti’ Habilajve. Megjithatë, edhe pse thjesht shitja duket një gjë ‘e

pafajshme’, ajo ka patur një qëllim të qartë nga pas. Ky synim, si i Habilajve ashtu edhe Tahirit, zbulohet në

radhët e bisedës ndërmjet pjesëtarëve të klanit. Filli qendror i biesdës mes Habilajve të përgjuar në këtë material qëndron te mburrja e hapur me faktin se kanë në zotërim makinën e njërit prej njerëzve më të pushtetshëm të

Shqipërisë, dhe se si ky fa(k)t u ka shërbyer si ndihmë për të kaluar shumë pengesa.

Ky ka qenë edhe qëllimi që makina e ministrit u ka kaluar kushërinjve të tij trakantë:

targat e famshme të makinës së ministrit dhe fakti që Audi vinte dirket prej tij, të përdoreshin si mjet intimidimi për policë e doganierë në kalimet e shumta të kurit.

Apo edhe në lëvizjet e tyre në territorin e Shqipërisë.

Siç kuptohet nga biseda, kjo ka funksionuar.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com