Loading...

Majko zbulon kush fshihet pas pengesës për të hapur kufirin me Kosovën

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi ka sqaruar arsyet që sipas tij pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Majko tha se bizneset nuk lejojnë që të hapet kufiri me Kosovën, pasi kanë interesat e tyre.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim. Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi”- tha ministri Pandeli Majko.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com