Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka pasur një përplasje të fortë me Nikin, shefin e shoqatës së arbitrave në Itali. Presidenti i Lacios nuk e ka mbajtur zemërimin ndaj tij pas golit me dorë të shënuar nga Kutrone ndaj bardhekaltërve.
“Më shpjego VAR-in! Pa gabimet e arbitrave, tani Lazio do të ishte në vendin e parë”, iu hakërrye Lotito, Nikit, ndërsa ky i fundit reagoi duke thënë se VAR po funksionon, por kjo nuk i përjashton gabimet.
Lazio është penalizuar shpesh këtë sezon, veçanërisht në ndeshjen me Fiorentinën, kur arbitri akordoi në shtesë një penallti inekzistente për violët, që solli edhe barazimin, por edhe në humbjen në derbi me Romën. Humbja e fundit me Milanin, ishte rasti tjetër kur “VAR” nuk është përdorur nga arbitri.