Loading...

Ky Dukati mu në zemër, për atë shkroi dhe Bajroni. Nga Sehit Beluli (Poetët e krahinës)

Poezi nga Sehit Beluli

Vendlindja.

Do te thuri poezi.
Do provoj por sjam poet.
Ato rrjedhin nji nga nji.
Porsi dallget neper det.

Ato rrjedhin si burimi.
Si ujet qe rrjedh ne krua.
Ashtu beri dhe Naimi.
Shkroi per veprat e tua.

Eshte nje fjale nje amanet.
Le nje gjurme tek vet jeta.
Lihet pas nje testament.
Ashtu si eshte e verteta.

Shkruan gjithshka qe di.
Gjithe qe jeta te meson.
Ti lexojne per dituri.
Dhe Ai qe nuk te don.

Fjala eshte porsi deti.
Qe ben dallge dhe ben shkume.
Por atje qendron dhe mbreti.
Atje ku derdhet nje lume.

O Dukat o vend i bukur.
Vendi ku pushojne te gjithe.
Aty ku pushonin Dukët.
Malet me bredh e me lis.

Lart rri Qorja edhe Çika.
Perla eshte Llogoraja.
Lart ne qafe maj e Thanaset.
Vend qe e ze sevdaja.

Qafa e Rodhines poshte.
Ndene kembet e Paliskes.
Shën Gjergji rrofte e qofte.
Perball malit te Gerxhines.

Atje te maj e Belulet.
Ku fryn era e Sillovikut.
Vendi qe çelin lulet
Ku shuhet vap e korrikut.

Ky Dukati mu ne zemer.
Per ate shkroi dhe Bajroni.
Ne histori me te madh emer.
Qyteze qe pelqeu Lordi.

Dhe nje Dukat poshte ne fushe.
Reze malit shtrire qendron.
Me djem e vajza prush.
Deri poshte ne det vazhdon.

Me gadishull si nje gjuhez.
Prone e fiseve te Dukatit.
Qe duan te na i vdhjedhin.
Pushtetaret e Tiranit.

Aty gjendet dhe Shen Jani.
Aty eshte dhe Shen Ndreu.
I bekuar eshte Brisani.
Me flori eshte blere dheu.

Shtate kisha neper male.
Edhe kisha e Marmiroit.
Mbi Dukat dhe Orikumi.
Dukat si bletet e zgjoit.

Sehit Beluli 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com