Loading...

Kuvendi nis sot punimet për vitin 2018.Ja rendi i ditës

Kuvendi nis sot punimet për vitin 2018. Ja rendi i ditës

Parlamenti do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancën e parë për këtë legjislature. Deputetët do të votojnë kalendarin e punës 3 javore dhe tre mujore si dhe kalendarin e raportimit të institucioneve kushtetuese.

Kjo është seanca e parë pas votimit të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, procedura për të cilën është kundërshtuar prej opozitës. Madje për këtë qëllim është paralajmëruar zhvillimi i protestës në datën 27 janar.

Po ashtu opozita ka paralajmëruar dhe rezistencë në parlament, duke akuzuar kryeministrin Rama se po pengon reformën në drejtësi.

Në punimet të ditë së hënë në rend të ditës janë këto pika:

1. Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.

2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com