Një nismë e ndërmarrë këtë herë me dëshirë të plotë ne rrjetet sociale , dhe nga Bisnesmeni Kristian Boci dhe donatorja tjeter Sofi Zguro, ka zbutur dimërin në Shpirt të një familje në të cilën mjerimi ka zënë dyert e shtëpisë dhe nuk tenton të largohet.
Kjo nuk është ide e krijuar tashmë por ekzistente në të gjithë shoqërinë shqiptare prej kohësh, ka kohë që në vendin tonë merren nisma të tilla nga individë që brenda shpirtit të tyre njerëzor e ndiejnë se duhet të ndajnë Bukën e veshjet me ata njerëz që stomaku u vuan e trupi u ka ftohtë. Këtë kanë menduar këtë herë dhe dy nismëtarë të tjerë, rruga e të cileve do të gëzojë, ushqejë e ngrohtë familje të tjera si kjo e sotmja.
Fakti që Kristian Boci ka ndihmuar përherë familjet në nevojë e bën atë një njeri me zemër të madhe, e për të tillë njerëz shoqëria ka nevojë. Ai u bën thirrje qytetarëve Shqipëtare te arsyetojnë e me zemër të dëshirojnë të ndihmojnë. Kushdo që ka mundësi thotë ai, të japi pak nga mundësia e tij.
Ai ka premtuar nder te tjera qe do te ndertoje nga fillimi shtepite e dy familjeve ne nevoje qe gjenden ne fshatin prej nga ai e ka origjinen.