Një nënë zemërthyer ka publikuar në rrjete sociale një fotografi me të bijën e saj, pasi ajo vdiq dhe beson se çdo prind duhet të bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që të mbajë gjallë kujtimin e fëmijëve të tyre që nuk jetojnë më.
Laura Ëinner humbi vajzën e saj të parë, Adaline, në sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) në dhjetor 2015, pasi e vuri atë në gjumë.
Laura e ndau këtë foto, ku shfaqet me vajzën e saj të vdekur Adaline, pesë ditë pasi ajo vdiq.
Foshnja ishte vetëm shtatë javë kur ndërroi jetë.
30-vjeçarja, nga Dakota e Jugut, ka ndarë fotot prekëse të marra me vajzën e saj pesë ditë pasi ajo vdiq si një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtesën e saj.
Laura, e cila tani ka një tjetër vajzë, tha se disa miq dhe familjarë e kritikuan fotografitë si “të papërshtatshme”, por ajo beson se kjo është diçka që duhet të bëjnë të gjithë prindërit e pikëlluar.
“Në atë kohë unë nuk mendova se kishte ndonjë gjë të pazakontë të bëja fotografi me vajzën time, pasi ajo kishte vdekur”, tha ish-studentja për infermieri.
Gruaja tha se një ditë para se e vogla të vdiste ata kishin planifikuar të bënin një set professional fotografish, kështu që seti u bë edhe pse vogëlushja ishte e pajetë.
Laura tha se fotografia ishte një mënyrë për të që t’i mbante gjallë kujtimin e vajzës së saj.
Shumë njerëz në rrjet e kanë kritikuar veprimin e kësaj nëne, po ju si mendoni?