Moti me reshje dëbore të rëna gjatë orëve të natës në Qarkun e Dibrës ka bërë që në disa akse rrugore rurale të ketë prezencë të borës dhe akullit. Më poshtë ju sjellim akset rrugore që duhet kaluar vetëm me zinxhirë:
Aksi rrugor Lurë-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor i fshatit Tërnovë, njësia Zerqan, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshmëm me zinxhirë. Aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel, është i kalueshëm pa probleme.
Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar qarkullimin rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që kanë nevojë për ndihmën e policisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon të evitohen lëvizjet e pa nevojshme, dhe të tregohet kujdes nga çdo drejtues automjeti në drejtimin e mjetit si dhe për çdo problem apo thirrje për ndihmë të telefonojnë falas në nr 129.