Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një fshat të Beratit, ku një i ri ka tentuar të vetëvritet. Burime zyrtare nga policia lokale raportuan se shtetasi me inicialet SH.D nga fshati Lumas është gjetur i varur.
Por falë ndërhyrjes së shpejtë të familjarëve të tij, është arritur që ai të shpëtohej në kohë. Fill pas ngjarjes, i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. “BalkanWeb” mëson se i riu kishte pak kohë ishte kthyer nga Greqia, ku kishte qenë si emigrant, ndërkohë që jetonte në kushte të tejskajshme varfërie. Nga hetimet paraprake dyshohet se 32-vjeçari vuante nga depresioni.
Sakaq, policia ka marrë në pyetje familjarët e tij, ndërsa po punon për zbardhjen e plot të ngjarjes.