Loading...

Kryemadhi plas “bombën”: Rama do të jetë i pandehur i drejtësisë, kam prova

Ndër të tjera, ajo iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, në lidhke me një bashkëpunim të mundshëm me Edi Ramën, ose konsensus, për të çuar përpara avancimin e Shqipërisë drejt rrugës Europiane.

Kryemadhi tha se Rama është frikacak dhe se ndoshta, shumë shpejt, do të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë.

Ajo deklaroi: Rama është frikacak vet dhe mendon se edhe të tjerët tremben si ai. Drejtësia nuk vendoset nga frika e Kryeministrit, por nga institucionet. Ai mund të jetë shumë shpejt një i pandehur i sistemit të drejtësisë, për vetë mënyrës si ka jetuar, punuar dhe vepruar. Ka pafundësisht gjëra për të cilat ai ka frikë”.

E pyetur në vijim nëse LSI ka prova që e çojnë Kryeministrin përballë sistemit të drejtësisë, Monika u shpreh: Sa të duash ka prova. Kemi një akt që e kemi çuar në prokurori, sa i takon zgjedhjeve të qershorit. Kemi faktuar rrëmbim votash në këmbim të vendit të punës apo kapeles së policit. Do ta çojmë në instanca të larta pretendimin tonë për shkelje të kushtetutës nga Rama”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com