Aventura në Spanjë me Legian e Varshavës nuk ka shkuar si duhet për Armando Sadikun dhe sulmuesi shqiptar është kthyer në një lojtar stoli te kjo skuadër.
Largimi duket i pashmangshëm dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë.
“Cadena SER”, shkruan se skuadra e Levantes është e interesuar për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.
Mësohet se ky klub është gati të paguajë 1 milion euro për kartonin e Armando Sadikut.
Sulmuesi 26-vjeçar u transferua në verë te skuadra e Legia Varshavë në Poloni, për 750 mijë euro ndërsa tani po bëhet gati për një aventurë të re.