Komisioni Qendror i Zgjedhje ka votuar për heqjen e mandatit të deputetit, Aqif Rakipi. Me 5 vota pro, KQZ-ha vendosi që ti heqë mandatin deputetit të PDIU-së.
Në një reagim për Ora News, Aqif Rakipi e quajti të turpshëm vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit si deputet i PDIU-së
Ai akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”.