Loading...

Kosova në luftë me Serbinë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Kosova nuk do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kështu ka konfirmuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Serbinë lidhur me këtë rast, por jo për përfshirje të plotë në hetime.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar se Serbia do të marrë sot përgjigje lidhur me kërkesën e tyre për përfshirje në hetime në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai ka thënë se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të lejojë kurrfarë përzierje në hetime të asnjë institucioni tjetër, pos ato të Republikës së Kosovës.

“Në asnjë rrethanë ne nuk do të lejojmë kurrfarë përzierje në hetime të asnjë institucioni tjetër, pos ato të Republikës së Kosovës”, tha ministri.

Ministri Tahiri, gjithashtu potencoi se me këto hetime do të merret policia e Kosovës dhe Prokuroria e Kosovës.

“Ne do të pranojmë të marrim informacione edhe nga Serbia që çojnë në kapjen e autorëve, mirëpo jo përzierjen e saj në hetime. Ato i bëjmë vetëm ne”, tha ministri Tahiri për Express.

Në një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ritheksohet se akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është absolutisht i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm, prandaj akte të tilla meritojnë një përgjigjeje të menjëhershme.

“Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim të ndërsjellët juridik dhe mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Serbisë për të ofruar ndihmë juridike përmes shkëmbimit të informatave që mund të kontribuojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit, njëherit duke mos cenuar në asnjë rrethanë zhvillimet e procedurës hetimore dhe duke siguruar pacenueshmërinë e juridiksionit të Republikës së Kosovës në zhvillimin e hetimeve për rastin në fjalë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy ministrive.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com