Loading...

Kontratë 3-vjeçare, Igli Tare merr talentin shqiptar te Lacio

Igli Tare vazhdon gjuetinë e talenteve. Drejtori sportiv i Lacios ka zyrtarizuar një tjetër afrim për të ardhmen. Bëhet fjalë për talentin shqiptar Progon Maloku.

Sulmuesi i cili u rrit në akademinë e Bajern Mynih ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën kryeqytetase dhe do të kalojë te skuadra e primaverave që drejtohet nga trajneri Bonati.

 

progon-maloku-470x264

Maloku është vetëm 18-vjeç dhe është një talent premtues që pritet të shpërthejë te skuadra e Lacios. Kujtojmë që sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-18 dhe U-19.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com