Nata e këtij 31 Dhjetori është kthyer në tragjedi për familjen Gjeta nga Laçi, teksa në tarracën e shtëpisë gjetën pa jetë të voglin e tyre, Klejdin.
kejdi
16-vjeçari, Klejdi Gjeta humbi jetën nga një plumb qorr nga “festimet” me kallashnikov.
“Manifestimi i marrëzisë”, e quan këtë tragjedi gazetari Gjegj Marku, i cili shkruan më tej:
Familja e tij ka hequr jo pak taksirate. Nuk di si ta ngushëlloj babain e tij Ndrecën, një person aq i dashur dhe punëtor (kushëri imi), që me jetë të ndershme në kufinjtë ekstremë të mbijetesës, ia kishte dalë të perballonte edhe fatkeqësitë dhe jo pak probleme që e kane ndjekur familjen e madhe të tij prej vitesh.
Klejdi ishte gëzimi i familjes, i shuar padrejtësisht mbi çatinë e shtëpisë kur të gjithë e prisnin në sofrën e Festës, ndërsa e gjetën lart në tarrace në “Sofrën e vdekjes” të goditur nga ndonjë plumb qorr, sipas gjasave, që derdheshin pa adresë gjithandej Kurbinit.
Kur dreqin do zemë mend si shqiptarë, për të mos iu drejtuar armëve edhe për festa!”