Gjermania ka rimarrë sërish stafetën për pasaportën më të fuqishme në botë, përsa i përket vendeve ku njerëzit mund të udhëtojnë pa viza.
Indeksi vjetor i pasaportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave sipas numrit të vendeve që qytetarët mund të udhëtojnë pa viza.
Singapori nuk ka më pasaportën më të fuqishme në botë, duke “u mposhtur” kështu nga Gjermania.
Më poshtë renditja, sipas numrit që njerëzit mund të udhëtojnë pa viza.
Gjermania 177
Singapori 176
Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar 175
Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra 174
Irlanda, Koreja e Jugut, Portugalia, SHBA 173
Kanadaja 172
Australia, Greqia, Zelanda e Re 171
Republika Çeke, Islanda 170
Malta 169
Hungaria 168
Lihtenshtajni, Sllovaki, Slloveni 167
Letonia, Lituania, Malajzia 166
Estoni 165
Polonia 163
Monako 162