Loading...

Kishte lidhje dashurore me policen, beratasi nuk e pranon ndarjen dhe e çmend vajzën, por ajo e bën të ‘pendohet’

Nje djale i ri ka rene ne prangat e Policise pasi përndiqte efektiven e policisë edhe pse ishte denuar nje here per po te njejten akuze.

Ne pranga ka rene nje i ri nga Berati, 30-vjeçari Alves Hoxha i cili eshte kallezuar nga një vajzë 27 vjeçe. Vetë denoncuesja e të riut, vajza me inicialet N.Q., është punonjëse policie.

27-vjeçarja është detyruar t’i drejtohet sërish komisariatit të policisë për të bërë kallëzim, pasi Alves Hoxha vazhdimisht i dërgonte mesazhe në telefon. Historia është përsëritur për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër, pasi 30-vjeçari Hoxha rezulton i dënuar për të njëjtën vepër. Ai kishte vetëm pak muaj që kishte shlyer dënimin, po për kanosjen e 27-vjeçares. Sipas asaj që ka deklaruar vetë efektivja e policisë, i riu i ishte kthyer në shqetësim për jetën e përditshme, pasi mesazhet e dërguara prej tij, i krijonin një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se, Alves Hoxha ka bërë një gjë të tillë dhe kohë më parë, gjë për të cilën gjithashtu ka bërë denoncim. Pas denoncimit të bërë, efektivët e policisë së Komisariatit të Kuçovës bënë menjëherë arrestimin e të riut. Arrestimi i tij është bërë të premten e kaluar dhe tashmë rrezikon një dënim më të rëndë se i pari. Kjo pasi mes dy të rinjve ka pasur një histori dashurie në të kaluarën dhe Kodi Penal parashikon që, kur kjo vepër kryhet nga ishbashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi,i cili ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.

Çështja në ngarkim të Alves Hoxhës i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë. “Më datë 26.01.2018 u ndalua shtetasi A.H, vjeç 30, banues në fshatin Breshtan, Berat, i dënuar më parë, pasi shtetasja N.Q, vjeç 27, ka kallëzuar se ka marrë në mënyrë të përsëritur mesazhe ngacmuese nga telefoni i tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat”, bëhet e ditur nga Policia.

LIDHJA

Mësohet se mes vajzës 27-vjeçare dhe djalit të arrestuar ka pasur në të kaluarën një marrëdhënie dashurie, që ka përfunduar. Por, 30- vjeçari Alves Hoxha nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke i kërkuar vajzës me ngulm që t’i rikthehet lidhjes. Vajza, duke qenë e bindur në vendimin e marrë prej saj, i ka kërkuar të riut që të mos e shqetësojë. I riu nga ana tjetër ka vazhduar ta shqetësojë dhe për këtë arsye, vajza bëri denoncim. Edhe pas dënimit me heqje lirie, 30-vjeçari, pasi ka rifituar të drejtën për të përdorur telefonin, ka nisur sërish të shqetësojë me mesazhe elektronike ish-të dashurën e tij.

178 vajza, denoncim për përndjekje

Nga janari 2017 deri në javën e katërt të muajit janar të këtij viti, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Vetëm për këtë muaj, uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi. Për psikologët, denoncimi i dhunës apo edhe përndjekjes nga ana e viktimave, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë. Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë. Por, përveç rasteve të denoncuara ka me dhjetëra raste të tjera, që nuk denoncohen. Shumë prej tyre përfundojnë dhe në fatalitet, siç ishte edhe ai i vrasjes së 21-vjeçares Ariela Murati në Tiranë nga Aldison Belulaj. Studentja e Juridikut ndërroi jetë në vend, ndërsa 23-vjeçari Belulaj vdiq në spital, pasi qëndroi disa ditë në gjendje kome

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com