Loading...

Kërkoj gjithmon në historinë e vendit tim emrat e burrave me të ndritur të kombit. Nga Servet Xhelili (Poetet e krahinës)

Poezi nga Servet Xhelili

Kerkoj gjithmon,ne historine e vendit tim,
Emrat e burrave,me te ndritur te kombit,
Ata burra,qe ne kete vend bene historine,
Ate gjerdan trimash,te ketij panteoni.

Ata te shkolluar,dhe shume te pa shkolle,
Qe tunden dhe shkunden,edhe vet Evropen,
Ata burra trima,dhe me mendje te holle,
Qe nder dhe lavdi,u bene dhe per boten.

Ata luftetare,gjenerale,dhe kapedane,
Ata pishtare,qe ndriten ne te gjitha epokat,
Trimat ne pene,ne pushk e jatagane,
Qe thyen,dhe mposhten,hordhit me te forta,

Ata qe krenarine e Shqiperise,e ngriten,
Aq larte sa askush tjeter,ate nuk e kishte,
Sa qe miqte dhe armiqte,tane u çuditen,
Dhe Shqiperine e vogel,e thirren Shqipe.

Te gjith i thirren Shqipe,e thirren dhe Zonje,
E gjithe Bota e huaj,miqte dhe armiqte,
Se Shqipja bijt e saj,dhemb i kish ne goje,
Dhe me ata dhembe,shqyente te liqte,

Per nderin e saj,dhe lavdine Nenes
Kjo plejade burrash hante dhe barut,
Ndaj per ta su ndalen bejtet edhe kenget,
Ndaj filli i kujteses per ta,nuk u keput.

Luftuan dhe e shkrine,çdo gje qe ata paten,
Per lirine,dhe per gjuhen tone ametare,
Ajo krenari,burrash qe gjithshka falen,
Qe vete Shqiperia te ndihej krenare,

Te kishin mundesi,te lindnin dhe njehere,
Qofte dhe nje dite,e te shihnin Shqiperine,
Ata do te turreshin si dikur mbi asqere,
Mbi kte bande horrash,qe sot po ben kerdine,

Sikur njehere ta shihnin,te zezen Shqiperi,
ç’fare ajo ka qene,dhe çfare eshte ajo sot,
Ata do te ngriheshin,mbi kete tirani,
Siç ngrihen rrufete dhe shkarkojn ne tok.

Luftuan ata,me gjak dhe me shprese,
Qe Nenen e tyre ,ta therrisnin:Zonje,
Ndersa sot i thone,me perbuzje kolere,
Edhe vete Europa,me breket rrenoje.

Po do behet,Vendi yne,vellezer,do behet,
Se ne djepet tane perkunden ende trima,
Kjo bande horrash,kopukesh do zh’behet,
Drejtesia nje dite,do tu bjere si vetetima.

SERVET XHELILI!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com