Loading...

Keni gjithmonë duar dhe këmbë të ftohta? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë

igurisht që gjatë dimrit do të jetë e vështirë t’i shmangeni duarve dhe këmbëve te ftohta.

Përmirësimi i qarkullimit të këtyre gjymtyrëve mund të jetë po aq i thjeshtë sa veshja e duarve, në vend të dorëzave, përdorimi i ushqimit pikantë.

Dr John Brill nga “Aurora Health Care” tha për Daily Mail se këto këshilla të vogla duke përfshirë qëndrimin larg cigareve dhe zëvendësimin e kafesë me ujë do të bëj që gjaku i juaj të rrjedh më shpejt.

Sidoqoftë, Dr Brill paralajmëroi se nëse nuk mund të ngrohesh pas ardhjes nga të ftohtit në një vend të ngrohtë dhe nuk shihni ndryshimet e ngjyrës së lëkurës, atëherë mund të nënkuptojë diçka shumë më serioze, transmeton Indeksonline.

1.Përdorni rroba të lira në vend të atyre që ju ngushtojnë duart  

Dr Brill tha se gjëja më e rëndësishme është të mbash duart dhe këmbët e mbuluar me veshje.

“Gjërat që janë më të lirshme janë më të mira për të mbajtur duart dhe këmbët e ngrohta, si për shembull dorashka në vend të dorezave”, ka thënë ai.

Një përshtatje e lirshme lejon që trupi juaj të ngroh hapësirën përreth duarve, duke vepruar si izolues.

2.Provoni ushqim me aromë dhe pikante

Ushqimet me erëza mund të nxisin qarkullimin e mirë duke hapur enët e gjakut.

Kur hani ushqime pikante, rritet temperatura juaj e trupit, duke bërë që zemra juaj të pompojë më shpejt dhe të bëj që gjaku të qarkullojë më shpejt.

Specat pikante janë të pasura me vitamina A dhe C të cilat ndihmojnë në forcimin e artilerive dhe enëve të gjakut që mund të parandalojnë mpirje nga qarkullimi i dobët.

3.Jo cigares, kafesë dhe alkoolit

Tre gjërat kryesore që duhet shmangur gjatë kohës së dimrit janë: nikotina, kafeina dhe alkooli, ka thënë Dr Brill.

Si nikotina ashtu edhe kafeina shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e gjakut në duart dhe këmbët e juaja të ftohta.

Ai shtoi se përveç të bën të dehidruar, një keqkuptim i madh për alkoolin është se kjo ju bën të ngrohtë.

“Në fakt, alkooli krijon perceptimin se ju jeni të ngrohtë, e cila është shumë e rrezikshme”, ka thënë Brill.

“Ju nuk jeni duke u ngrohur, ju thjeshtë jeni më pak të ndërgjegjshëm se sa ftohtë keni”, ka thënë ai.

4.Hani peshk dhe zarzavate të pasura me hekur 

Marrja e shtesave ose ushqimi i lartë me vaj peshku, niacin dhe hekur, të gjitha hapin arteriet duke lejuar që gjaku të qarkullojë lirshëm përmes trupit tuaj.

Peshku është i pasur me acide të larta yndyrore omega 3 dhe 6 që kanë treguar për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Perimet jeshile dhe mishi i kuq janë të gjitha të pasura me hekur, i cili njihet edhe për rritjen e qarkullimit.

5.Qëndroni të hidratuar edhe kur nuk jeni të etur

Sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ushqen të gjitha qelizat në trupin tuaj, prandaj është e rëndësishme ta mbani atë të hidratuar.

Qëndrimi i hidratuar ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe është thelbësore për të mbajtur qarkullimin.

Ndryshe nga vera, dehidrimi gjatë dimrit është më pak i dukshëm dhe ju nuk mund ta vini re edhe kur ndiheni të etur.

Një nga arsyet kryesore që njerëzit vuajnë nga hipotermia është se ata bëhen të dehidruar përderisa qëndrojnë jashtë për një periudhë të gjatë kohore.

Pirja e pijeve të nxehta do ju mbajë të hidratuar duke ju ngrohur nga brenda.

6.Jini aktiv

Lëvizja më e shumtë do të bëj që gjaku i juaj të ketë më shumë qarkullim në këtë mënyrë edhe nuk do të keni shumë të ftohtë.

7.Çfarë do të thotë nëse ju edhe pas këtyre keni ende të ftohtë?

Nëse thjesht nuk mund të ngrohesh edhe pas këtyre gjërave, ose përjetoni dhimbje në duar dhe këmbët së bashku me të ftohtit, kjo mund të jetë se keni arterie të bllokuara ose ndonjë gjendje tjetër shëndetësore si anemia ose fenomeni i Raynaudit.

Raynaud është një gjendje në të cilën disa zona të trupit ndihen të mpirë dhe janë të zbardhur kur ekspozohen ndaj të ftohtit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com