Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi u pushtuan nga moti i ftohtë që u mori jetën disa personave dhe shkaktoj dëme të mëdha ën vend.
Por tani duket sikur moti i ftohtë është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Erërat e larta kanë shkaktuar kaos në transportin e gjithë Mbretërisë së Bashkuar, me shumë vija hekurudhore të bllokuara nga drurët e rrëzuar dhe gjësendet e rëna.
Pothuajse të gjitha trenat në stacionin më të ngarkuar të Britanisë, London Waterloo, janë anuluar apo vonuar udhëtimet.
Linja kryesore nga Southampton është bllokuar në Shawford, vetëm në jug të Winchester. Linja Portsmouth është bllokuar në Milford, në jug perëndim të Guildford.
Gjithashtu një incident i veçantë ndodhi së fundi ku u dëmtua energjia elektrike.
Gjithashtu është paralajmëruar që qytetarët të kursejnë udhëtimet pasi po shkaktohen probleme të vazhdueshme.
Dhjetëra fluturime të tjera janë anuluar në Heathrow pasi niveli i arritjeve u ngadalësua.