Juventus nuk Napolit në luftën për titullin kampion. Bardhezinjtë fitojnë minimalisht 1-0 në “Allianz Stadium” ndaj Xhenoas duke mbajtur hapin e skuadrës së Sarrit. Alegri e nisi ndeshjen me skemën 4-3-3 në mungesë të Dibalës së dëmtuar, teksa vendin e tij e zuri Duglas Kosta. Në fakt strategu italian pati të drejtë, pasi golin vendimtar të takimit e realizoi pikërisht braziliani.
Xhenoas shpëton që në minutat e para nga disa pritje të portierit Perin, i cili ndali një goditje dënimi të Pjaniç. Në minutën e 16-të pas një aksioni në krahun e majtë, Mandzukiç jep një asist në zonë për Duglas Kostën, i cili arrin më shpejt se Perin dhe e dërgon topin në rrjetë.
Në minutat në vijim Juventus dominon, por shpërdoron shumë mundësi shënimi. Fraksioni i dytë i ndeshjes është i mërzitshëm, me bardhezinjtë që krijojnë më pak, ndërkohë që Xhenoa vetëm mban ndeshjen e gjallë deri në fund. Shezni ndërkohë ishte një spektator në këtë ndeshje, pasi polaku nuk u vendos asnjëherë në provë.
Juventus pas kësaj fitoreje mban vendin e dytë me 52 pikë, 1 më pak se Napoli, por 10 më shumë se vendi i tretë që mbahet nga Lacio.
https://streamable.com/dddz3