Loading...

Juventus fitore pa sforco ndaj Kievos, Higuain rigjen golin

Juventus merr një tjetër fitore në Seria A dhe sërish pa shkëlqim. Bardhezinjtë mundin 2-0 Kievon në “Bentegodi” në një ndeshje që vendasit e humbën më shumë për fajin e tyre pasi luajtën për një pjesë të mirë të ndeshjes me 9 futbollistë.

Pjesa e parë dhuroi shumë pak emocione, teksa Juventusi provon vetëm njëherë me një goditje nga distanca të Kedira. Bastien u largua me karton të kuq, pas dy të verdhëve në minutën e 37-të. Juventusin në pjesën e dytë shton presionin, ndërkohë që Kaçiatore lë me 9 futbollistë ekipin e tij pas një veprimi të shëmtuar me duar ndaj arbitrit.

Kampionët e Italisë më pas e kanë të thjeshtë për të gjetur golin e avantazhit fillimisht me Kedirën në minutën e 67-të dhe Higuain dy minuta nga fundi. Ky është suksesi i 6-të radhazi në kampionat për Juventusin, që merr përkohësisht kryesimin me 56 pikë në pritje të ndeshjes së Napolit.

https://streamable.com/8b5d0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com