Jemin Veli Bodo ishte gjyshi im nga babai.
Si sot 19 vjet me pare, ne mengjesin e dates 8 Janar te vitit 1999, nderroi jete ne moshen 89 vjecare, ne shtepine e tij ne fshatin Dukat te qytetit te Vlores.
Dua te kujtoj sot dhe te ndaj me te gjithe te afermit tane pervjetorin e tij te 19.
I paharuar qofte kujtimi i tij.
Jo vetem si nje familjari yne i dashur, por si nje njeri qe na ka lene pas nje trashegimi te pasur. Mbi te gjitha , virtyte dhe vlera te medha njerezore.
Ai eshte njohur si nje nder njerezit me bujare ne te gjithe zonen e Dukatit; me shpritmadhesi dhe sens drejtesie ne te parit te gjerave; me nje inteligjence te lindur e te admirueshme edhe nga ata, qe inteligjencen dhe dijen e kane zhvilluar nepermjet shkollimit apo leximit; me nje tolerance njerezore mbi normalen dhe mbi te gjitha, me nje dashuri vllazerore e familjare te rralle. Nuk ka shembull me te mire per tu ndjekur, sesa jeta e ketij njeriu, qe ne cdo hap te jetes se tij, te gjykuar e te paragjykuar si nje tolerance deri ne naivitet, na ka treguar aq perunjesisht se sa e shenjte eshte familja, nena, babai, motra, vellai, femijet, niperit apo mbesat. Madje edhe atehere kur te dashurit tane na lendojne apo cenojne gjate jetes se tyre ne nje menyre ose tjeter, me apo pa dashje.
Nuk ka sot per mua personalisht shembull me te mire sesa jeta e ketij njeriu, i cili jetoi mes ekstremesh dhe zgjedhjesh te medha, te cilat nuk i gjykoj por i vleresoj pafundesisht.
I paharruar qofte kujtimi yt, gjysh i dashur dhe uroj qe nje dite, ne pervjetore te tjere te kujtimit tend, ne mos kemi permiresuar vetveten ne lidhje me tolerancen dhe zemergjeresine, te cilat lidhen ngushtesisht me individin dhe nuk mund te trashegohen gjenetikisht, te kemi mundur te pakten qe te cojme ne vend amanetin tend per Shen-Vasilin dhe Shen-Janin.
Nese nuk do te na falesh dot qe nuk mund te ishim aq te mire dhe me vlera te medha njerezore sa ty ne jetet tona, te mundesh te pakten te na bekosh qe u munduam dhe sakrifikuam deri ne fund per te drejten dhe te verteten.
Vetem atehere besoj se do arrish te gjesh paqe dhe te prehesh i qete prane te dashurve te tu, nenes Fatime, babait Veli, vellait tend Sadik, bashkeshortes tende te urte Sadikes, kunates tende Inxhi, si dhe te gjithe pasardhesve te familjes tuaj qe nuk jane me, ku disa prej tyre, u larguan prej nesh shume me heret se c’duhej.
Aulona Bodo