Në mes të fushës së Bradasheshit, Elbasani, solli jo vetëm vdekje, por edhe la si pasoja sëmundjet profesionale.
Sipas specialistëve, në 15 vitet e para, deri në 1990, e rriti 50 herë më shumë probabilitetin gjenetik, ku sot e kësaj dite po i vuajnë edhe fëmijët e atyre që punuan atje. Më ndikueset, ato sëmundje të rrezikshmërinë që përbajnë përqindjen më të lartë kancerogjene të helmeve, e cila është direkt vdekjeprurëse. Ndotja dhe helmet e transmetueshmë, më së pari nga uzina e Çelikut, sot më koncension për“Kurum”. Shifrat e personave me sëmundje kancerogjene janë tepër të rënda edhe sot.
Shumë prej punëtorëve edhe pse punojnë prej një jete aty, thonë se kjo zonë indrustriale ka sjellë vetëm fatkeqësi për punëtorët, banorët përreth dhe qytetin e Elbasanit. Vetë punëtorët tregojnë se helmi që çlirohej nga fabrika e gëlqeres, Dolomitit, TEC-i, ish-uzina 12, Uzina e Çelikut shkaktonin shumë probleme për punëtorët. Gazrat e lëshuara kanë bërë që shumë punëtorë të përfundojnë të intoksikuar.
Fëmijët me simptoma të përçuar nga prindër…
Fëmijët me siptoma të përçuar nga prindër, të cilët vuajnë nga sëmundje profesionale në Elbasan, ka shumë. Ky numër sapo vjen dhe po rritet fatkeqësisht. Shifrat sa vijnë edhe shtohen në mënyrë shqetësuese për këto kategori fëmijësh dhe të mendosh se ata i kanë kaluar të 18-tat. Prindërit e këtyre fëmijëve, sipas statistikave të Drejtorisë së Shërbimit Social, sa vijnë dhe shtohen me diagnozat e mjekëve që i konstatojnë ato. Këta persona me sëmundje profesionale janë kryesisht ata që kanë punuar në metalurgji, miniera, industri të rëndë.
Sipas rasteve në fjalë, nga sëmundjet profesionale vendin e parë e zënë sëmundjet që kanë prekur organet respiratore.
Më pas vijnë ato të qarkullimit të gjakut, riprodhimit, veshkave, mëlçisë, kockave etj. Shtimi alarmant në numër i këtyre personave, tashmë prindër, i janë afruar moshës së dytë dhe kështu edhe sëmundjet janë bërë më të dallueshme për organizmin e tyre. Ky fenomen është kthyer në një problem të vërtetë familjar, social, ekonomik. Këta persona sot e kanë të pamundur të punojnë dhe u duhet që të kthehen në invalid pune. Qyteti i Elbasanit është ndër më të prekurit në vend për rastet kancerogjene dhe ky përbën një fakt shumë shqetësues edhe për fëmijët të lindur nga këta prindër. Rreziku i përçimit tek ata mbetet real. Kështu gjatë vitit të kaluar nga kanceri rezulton të ketë një të vdekur mesatarisht në javë dhe këto janë veçse pasojat e Industrisë së rëndë të këtij qyteti para viteve ’90.
500 fëmijë vuajnë nga sëmundje profesionale…
Elbasani ka rreth 500 fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundje profesionale. Këto të përçuara nga prindër me moshën mbi 40 vjeç. Këta prindër janë punonjës që kanë punuar veçanërisht në industrinë e rëndë. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit Social z.Shefki Lika, gjatë vitit që shkoi me ndihmë dhe përkrahje sociale janë trajtuar rreth 500 fëmijë të kësaj kategorie në moshën 18 vjeç.
Këta fëmijë janë pajisur me raportin mjekësor të Caktimit të Aftësisë për punë, i cili jepet nga Komisioni i degës së Sigurimeve shoqërore për qytetin e Elbasanit. Kategoritë sipas drejtorit Lika janë: të mitur, fëmijë, adoleshentë deri në moshën 18 vjeç, të cilët i kanë të përçuar këto sëmundje dhe do t’i vuajnë ato gjithë jetës. Kjo, pasi kanë lindur nga prindër me sëmundje profesionale. Mjaft nga këta fëmijë i kanë manifestuar këto shenja pas lindjes nga nënat e tyre. Rol në këtë fenomen ka luajtur edhe ndotja e ambientit të këtij qyteti.
Ç’janë sëmundjet genetike të trashëguara tek fëmijët?
Sëmundjet genetike janë të trashëgueshme, disa prej tyre mund të kurohen, por asnjëherë të shërohen. Gjeni me defekt trashëgohet dhe në rastin kur njëri nga prindërit është me sëmundje profesionale. Këta fëmijë paraqesin anomali që në lindje, pavarësisht se sa e rëndë mund të jetë njëra apo tjetra anomali. Sipas mjekëve, sëmundjet e trashëgueshme, janë ato ku përgjegjës për këtë deformim është një gjen i vetëm dhe gjithashtu kanë riskun që edhe këta fëmijë t’ua përçojnë fëmijëve të tyre kur të rriten dhe të martohen.
Pavarësisht kombinimit të gjeneve, gjenetistët thonë se rolin më të rëndësishëm për krijimin e pasardhësve të shëndetshëm e ka nëna. Mosha në të cilën gratë bëhen nëna është shumë e rëndësishme. Prodhimi i qelizave seksuale mashkullore bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Pasi spermatozoidet rigjenerohen. Ndërsa qelizat seksuale femërore, vezët, janë të prodhuara njëherësh që në fillim dhe me kalimin e kohës, mund të prishet cikli i ndarjes së tyre. Megjithatë, gruaja tashmë ka mundësinë të kontrollojë zhvillimin e vezës së saj të fekonduar duke kryer analizën e ADN-së. Sipas specialistëve, nuk janë të rekomandueshme ekzaminime të tilla paramartesore. Duhet menduar zgjidhje alternative dhe më e mira prej tyre është pjesa e këshillimit.