Ajo ishte studente e shkelqyer ne gjimbaz. Por u vetevra ne menyre te pashpjegueshme me pistolete ne banesen e saj me Tapize.
Prindërit e 17-vjeçares me inicialet E.T. që i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me një plumb në gjoks, kanë mbetur të shokuar. Ata jane tmerruar kur kanë parë vajzën e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit.
Prindërit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë se çfarë e kishte shtyrë vajzën drejt këtij akti ekstrem dhe se ajo nuk u kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo ankesë.
“Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur.
Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, janë shprehur prindërit e vaj