Loading...

Investigimi i “Boom”/ Teatri Kombëtar i Kukullave, jep dorëheqjen udheheqësja e trupës artistike

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Monika Lubonja shpall tenderin per blerjen e kupave dhe medaljeve per 70 vjetorin e QKKF, disa ditë pas aktivitetit ku i ka shpërndarë ato.

Abuzime flagrante me tendera dhe bileta nga Qendra Kulturore Kombëtare e Fëmijëve.

Vjen reagimi i parë pas transmetimeve të emisionit Boom për abuzimet në Teatrin Kombëtar të Kukullave. Në një prononcim për gazetarët e Boom, drejtoresha e këtij teatri Monika Lubonja, ka pranuar se udhëheqësja e trupës artistike, e cila është regjistruar duke pranuar para pa një kontratë, i ka paraqitur dorëheqjen. Drejtoresha është munduar të mbrohet lidhur me faktin e lënies së çelësave në dorë të këtij institucioni tek një person i jashtëm, në këtë rast një gazetashitës, duke thënë se ka qenë me kontratë deri në dhjetor të 2017, ndërkohë që regjistrimet e Boom për këtë rast janë vetëm të ditëve të fundit. Ndërkohë që për problematikën tjetër të trajtuar në Boom drejtoresha nuk është shprehur. Duke vijuar serish me institucionet artistike, Boom ka investiguar edhe në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, ku sërish drejton zonja Monika Lubonja. Bëhet fjalë për organizimin e ceremonisë se 70 vjetorit të këtij institucioni, ku është shpallur një tender me vlerë 558.000 mijë lekë të reja pa tvsh. Ndërkohë që procedura e tenderit zhvillohet më datë 21.12.2017 – 22.12.2017 , kupat janë shpërndarë që më datë 17.12.2017. Jo vetëm kaq, por në të njëjtin event, biletat e shitura me çmimin tre mijë lekë (të vjetra), nuk kanë numër serie. Për ta mbyllur këtë ditë të sotme, edhe audicioni për aktorët e rinj është anulluar. Tani fjala i takon Ministrisë se Kulturës. Të shohim nëse vepron, apo duhet të dërgojë dikush ndonjë ankesë në portalin shqipëriaqëduam.al.

Video Player

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com