Loading...

Ilir Meta kërkon të mbrohet nga grekët, ja si po i lëpihet ‘Athinës’ për ti shpëtuar burgut

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka një javë që ka dalë nga zyra dhe shtëpia dhe po lëviz sa në një cep në një cep të vendit ku ka minoritarë grekë apo minoritarë të tjerë. Nuk la vend pa kënduar dhe hedhur valle, pa u bekuar në Mitropolitë Ortodokse në Korçë apo pa promovuar “aktin” e madh që ka bërë duke i dhënë shtetësinë dhe bërë shqiptar kryepeshkopin e kishës autoqefale orthodokse në Shqipëri, Anastasis Janullatos. Gjë që nuk e kishin bërë asnjë prej pesë paraardhësve të tij presidentë në Shqipëri.

Ilir Meta për të shpëtuar nga burgu i “lëpihet” Athinës, për “nderin” me Janullatos dhe minoritarët. FBI solli dosjet e tij, Presidenti kërkon mbrojtje greke
Ilir Meta për të shpëtuar nga burgu i “lëpihet” Athinës, për “nderin” me Janullatos dhe minoritarët. FBI solli dosjet e tij, Presidenti kërkon mbrojtje greke
Në të gjithë këto takime dhe intervista, shoqëruar dhe nga superkëshilltarët dhe miqtë e tij nga Ilir Kulla që ia bëri mendjen top se dilte forcë e parë politike me LSI më 25 qershor e deri tek dy miqtë e tij gazetarë Fari Balliu dhe Çim Peka, në këtë pikë ka “goditur” Meta. Këshilltarë që nuk e kanë lënë në asnjë moment vetëm në tërë këtë inkursion të Metës në zonat minoritare. Madje në intervistat e dhëna, të porositura prej tij deri dhe pyetjet dhe nënpyetjet, është kujdesur për të evidentuar aktin “madhor” të dhënies së shtetësisë Janullatosit, fuqizimit nga ana e tij të marrëdhënieve të mira shqiptaro-greke dhe goditjen indirekte ndaj Ramës dhe qeverisë së tij për acarimin e këtyre marrëdhënieve. Për të lënë të kuptohet se Ilir Meta, pra vetë ai, është njeriu kryesor në Shqipëri që mund të shërbejë si interlokutor në këto marrëdhënie të mira fqinjësore dhe si një partner i besueshëm i Athinës në Shqipëri.

Po pse i bën gjithë këto lëvizje Ilir Meta?!

Shkaku kryesor është se ai kërcënohet nga burgu për të gjitha zullumet që ka bërë gjatë tërë kohës së gjatë në pushtet. Ka vjedhur, ka grabitur pasurinë e shtetit, ka mbështetur krimin e organizuar, trafiqet e ndryshme dhe tashmë teksa FBI ka sjellë dosjet e tij në tavolinën e kryeprokurores Arta Marku dhe të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ai kërcënohet nga dënimi me burg. Për këtë arësye Meta po i “lëpihet” Athinës, që nën presionin ndaj Ramës për mbështetje për hapjen e negociatave me BE ta vendosë si kusht mosarrestimin e Metës. Kjo në favor të votës greke për hapjen e negociatave. Pra kërkon mbrojtjen greke për të shpëtuar nga reforma në drejtësi. Prandaj i kujton Athinës në çdo dalje publike dhënien e shtetësisë për kreun e kishës orthodokse në Shqipëri, Anastasis Janullatos. Ndaj i kujton marrëdhëniet e mira të tij me minoritetin, mbështetjen për pretendimin grek për mosprishjen e disa kasolleve në Himarë, takimet e fshehta me emisarë helenë në Athinë dhe në Tiranë. Takime këto të bëra vetë personalisht ose përmes këshilltarëve dhe mbështetësve të tij. Burgu po e çon Metën në dyert e botës për të kërkuar mbrojtje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com