Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur për ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve dhe me kete levizje, do te thote qe prokurorët do të kthehen pranë organeve ku janë të emëruar.
Mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, apo ne qytetin e Vlores e Durrësit.
Marku deri më tani ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 30 prokurorë të komanduar.
Kujtojmë se lëvizjet që ka bërë sëfundmi kryeprokurorja kanë shkaktuar debate të mëdha në Prokurori, por edhe në kampet politike. E tillë ishte edhe shkarkimi i Rovena Gashit nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, apo dhe bashkëshortit të saj nga prokuroria e Elbasanit.