Komisioneri europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn është shprehur se viti 2018 do të jetë vit kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor.
Hahn përmes një postimi në Twitter ka theksuar se duhet t’i shtojnë përpjekjet ku ka nevojë për zhvillim.
“Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, theksoi Hahn.
Ai ka uruar vitin e ri, duke ftuar të formojnë një të ardhme për të rinjtë.
“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Hahn. /21Media