Loading...

Habit Majko, ja cfarë thotë për deputetin e vrarë

Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Disaporën, ka reaguar menjëherë pas vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç dhe përballë një situate që pritet të jetë e tensionuar, ka dhënë mendimin e tij se cila do të ishte sjellja më dinjitoze e Kosovës në këtë moment.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit, – shkruan majko në Fb, – një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë. Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që mardhënia shqiptaro – serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane.

Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderojë Ivanoviçin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com