Te tjera detaje janë zbuluar ne lidhje me ngjarjen e shenuar nje dite me pare ku u dhunua çifti nga persona te maskuar dhe te armatosur ne Korçe. Burime konfidenciale bejne me dije per “Panorama”se shtetesja me iniciale E.G punonjese policie ka qene brenda ne automjetin me shtetasin D.A e cila kishte marredhenie prej disa kohesh. Burime thone se po hetohet ne pisten e grabitjes por ka dyshime se autoret kane njohje me 23 vjecaren e cila ishte brenda ne automjetin e grabitur.
Policia e Korces eshte treguar teper e rezervuar ne dhenien e informacioneve. Dyshohet se autoret jane larguar jashte kufirit. Dhjetra patrulla jane ngritur postbllok ne gjithe qarkun por ende nuk ka persona te shoqeruar apo te dyshuar.
Nderkohe nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm
Ja njoftimi i policise: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave. Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291. NGJARJA SIPAS POLICISE:
Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “MercedesBenz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G. Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.