Loading...

Gazetarja tha në Opinion se dikur ia ‘kalonim’ Gjermanisë.Berisha shpërthen ndaj gazetares: Papagalle e…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashper ndaj gazetares Iris Luarasi e cila ishte sonte në emisionin “Opinion” dhe komentoi deklaratat e Berishës për rritjen ekonomike.

Berisha e ka quajtur Luarasin një papagalle të kryeministrit Rama po ashtu edhe një spekulante që përdor injorancën për të mbrojtur Noriegën.

Reagimi i Berishes

Reagim ndaj papagalles numer 3 te qeverise, Luarasi!

Te dashur miq, duke ndjekur “Opinion” sonte, papagallja nr 3 e qeverise, per te mbrojtur Noriegen per kockat qe i hedh pa u skuqur dhe pa u zbehur, perdori injorancen e saj totale.

Ajo deklaroi se kemi patur kryeministra qe kane deklaruar se ne, pra vendi yne, ekonomikisht ia kemi kaluar Gjermanise!

Kjo spekullante iu referua ketu deklarates time, ne te cilen une kam deklaruar ate qe kane deklaruar dhe konfirmuar te gjitha i institucionet nderkombetare ne ate vit, pra se “rritjet ekonomike te Shqiperise, ne vendet e vogla dhe Gjermanise, ne grupin e vendeve te medha, ishin me te lartat”.

Mirepo piktori deshtak dhe soji i papagajve te tij nuk kane te qarte se perqindja e rritjes ekonomike te nje vendi shpreh rritjen e ekonomise te atij vendi dhe jo te nje vendi tjeter. Keshtu qe rritja ekonomike e Shqiperise i referohet vetem ekonomise shqiptare, dhe rritja ekonomike e Gjermanise i referohet vetem ekonomise gjermane, e cila eshte qindra here me e fuqishme se sa e Shqiperise.

Por kjo nuk do te thote kurre se nje rritje 4%, si perqindje referuar ekonomise shqiptare, nuk eshte me e madhe si rritje se sa nje rritje 3% e nje vendi tjeter me te larte. Mirepo keto nuk mund ti kuptoje piktori deshtak qe eshte nje tabula rasa ne ekonomi dhe natyrisht nuk kane dhe nuk mund ti kuptojne papagajte e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com