Përpos motit të ftohtë dhe me ngrica në Amerikë, ku si pasojë e saj humbën jetën afro 18 persona, gjendja nuk është aspak më e mirë edhe në Evropë.
Sipas shtypit amerikan, dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së njohur si ‘Eleanor’, që ka mbërthyer pjesën perëndimore të kontinentit.
Tre persona është bërë e ditur se kanë humbur jetën, një në Francë dhe dy në Spanjë teksa të paktën 29 mijë shtëpi në Francë kanë mbetur pa energji elektrike dhe erërat arritën shpejtësinë e 180km në orë, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu reshje të borës janë parashikuar në Alpe, duke shtuar rrezikun e ortekëve.
Në shumë zona bregdetare të Francës ekziston frika e përmbytjeve. Shiu dhe era e fortë që solli me vete stuhia, kanë gjunjëzuar pjesë të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona, kanë rrëzuar pemë dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi.