Nisi sot rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët diabetikë, pas vendimit të Qeverisë për ofrimin falas të fishave për fëmijët 0-18 vjeç.
Pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo muaj apo çdo dy muaj sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do ti tërheqin deri në 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku I familjes, pranë farmacive të spitaleve rajonale dhe dy spitaleve bashkiake, pranë vendbanimeve të tyre. Lajmi konfirmohet nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu