Shqipëria e Panuçit vazhdon të ngjitet lart në arenën ndërkombëtare.
Në renditjen e fundit që FIFA ka publikuar për ekipet kombëtare në muajin e fundit, Shqipëria ndodhet e 60-ta, duke u ngjitur dy pozicione, transmeton IndeksOnline.
Kurse, Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur një rënie të vogël, me -1 pozitë, duke u radhitur në pozitën e 178.
Pozitën e fundit e mban Sri lanka, kurse të parin Kombëtarja e Gjermanisë.