FIFA është duke shqyrtuar disa shkelje të mundshme që mund t’i ketë bërë skuadra e Chelseat. Raportohet se FIFA ka hetuar rastet ku nuk janë regjistruar lojtarët e mitur.
Çështja do të hetohet në mbledhjen e radhës të Komisionit Disiplinor në FIFA.
Në rast se evidentohen shkeljet, Chelsea do të dënohet me bllokim të bërjes së transfereve për dy afatet e ardhshme kalimtare.
Dënim të ngjashëm kishte marrë më parë Barcelona e Atletico Madridi