Facebook ka folur për herë të parë zyrtarisht në lidhje me zërat se rrjeti social po shkakton një efekt negativ shkatërrues në shoqëri.
Platforma më e madhe në rrjet e këtij lloji është rivendosur në qendër të akuzave se u përdor si mjet nga Rusia për të përhapur lajme të rreme për të influencuar në SHBA, Britani e Francë.
“Do të dëshiroja që të thoja që të gjërat pozitive që sjell Facebook tejkalojnë ato negative, por nuk mund ta garantoj dot këtë. Është detyrë morale që të kuptojmë teknologjinë në ditët e sotme dhe të përdorim komunitete e platforma të këtij lloji për t’i shndërruar sa më përfaqësuese, qytetare dhe të besueshme”, deklaroi Samidh Chakrabarti, një menaxher i lartë në kompaninë e Mark Zuckerberg.
Facebook numëron më shumë se 2 miliardë përdorues në gjithë botën.