Një gjimnaziste mbeti e plagosur sot gjatë një sherri mes dy shokëve të saj të klasës. Mësohet se vajza ndërhyu për të shuar konfliktin pasi mësuesja nuk ia kishte dalë.
Ngjarja ndodhi në shkollën “Eqerem Çabej”, në Tiranë. Sherri mes tyre nii rreth orës 10:00 të mëngjesit, në orën e Informatikës, fillimisht me të shara e ofendime mes Xhejms Gjurës e Franko Rrapit.
Në konfliktin mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset e cila aksidentalisht dhe u plagos. E plagosura J.S. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut. Shkolla ka pezulluar dy nxënësit deri në përfundim të hetimit.
I riu pas këtij akti të rëndë ka kërcënuar mësuesen e rojën e shkollës dhe është larguar me shpejtësi. Më pas policia, ka bere shoqërimin e dy personave.