1. Pastrojeni gojën me fill dentar: Sipas ekspertëve 1 nga shkaqet kryesore të erës së keqe të gojës është shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët. Sepse mbi këtë shtresë formohen bakteret. Kurse ushqimi i ngelur mes dhëmbëve i shtohet problemit. Të gjithë duhet ta lajmë dhe pastrojmë gojën me fill të paktën dy herë në ditë.
2. Duhet të pastroni gjuhën: Pjesa rreth gjuhës mund të jetë ambient shumë i përshtatshëm për baktere që sjellin erë të keqe të gojës. Për t’i pastruar, fërkoni me lehtësi gjuhën me furçë.
3. Duhet të splani gojën shpesh:Sepse duke i shtuar higjienës orale një shplarës goje antibakterial, ju do të eleminoni akoma më shumë baktere që shkaktojnë pllakën tek dhëmbët.
4. Kini kujdes për mishrat e dhëmbëve:Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, ose sëmundja perodontoniale, njihet rëndom si një nga shkaktarët e aromës së keqe. Bakteret mblidhen në xhepat e dhëmbëve, pra ku bashkohen me mishin, duke krijuar erë të keqe.
5. Kini kujdes nga një gojë e thatë: Mungesa e pështymës është shkaktare e prishjes së dhëmbëve. Nëse keni gojë të thatë, pini sa më shumë lëngje gjatë ditës ose përtypni çamçakëz pa sheqer për të prodhuar pështymë. Përdorni një lagështues ajri nëse përreth ajri është i thatë. Nëse thatësira në gojë vazhdon shkoni tek doktori