Deputetja e PS Elisa Spiropali ka folur për ish-ministrin Saimir Tahiri. E ftuar në emisionin “Vila 24” ajo është shprehur se Tahirin nuk e ka patur asnjëherë mik, por gëzon respekt për punën që e ka lidhur me të në PS.
“S’kam patur asnjëherë marrëdhënie miqësore me Tahirin, por një respekt të ndërsjelltë për punën në PS”, është shprehur Spiropali.
Ndërsa e pyetur më tej se çfarë mendimi ka për dosjen e shumëpërfolor ‘Tahiri” ajo thekson se politika vazhdimisht fut hundët.
“Është një fryme jo e mirë për punët që politika i fut hundët, të gjitha ndikimet e tjera janë luftë politike për të shkarkuar kundërshtarin”, përfundon ajo.