Kryeministri Edi Rama në intervistën me gazetarin Ilir Babaramo dje ne Report Tv, duke permendur protestën e opozitës të shtunën në mesditë, tha se do jetë në kryeqytet atë ditë.
Ditën e protestës, të shtunën do jeni në Tiranë?
Po, në Tiranë do jem.
A do kemi marrëveshje, pas asaj të 18 majit?
Marrëveshja e 17 majit u bë për zgjedhjet, marrëveshje për të mbyllur dosjet nuk bëjmë dot. Ku është problemi këtu? Atëherë kishim zgjedhjet duhet të bënim marrëveshje. Këtu vetëm një problem ka, zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe dosjet. Nuk bëjmë marrëveshje për këto.