Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot kur një makinë hyri mes një turme në një shëtitore pranë plazhit të famshëm të Kopacabana në Rio de Janeiro në Brazil.
Nga ngjarja ka mbetur i vrarë një fëmijë dhe jane plagosur të paktën 15 persona.
Pamjet e tmerrshme të televizioneve qe u lidhen drejtpërdrejt treguan të plagosurit të shtrirë në rërë dhe në trotuar, duke marrë ndihmë mjekësore.
Sipas BBC shoferi, i cili u ndalua nga policia, pati një krizë epilepsie në momentin kur po i jepte makinës, gjë që u vërtetua edhe nga ilaçet që u gjetën në automjet.
Dëshmitarë okularë thanë për Globo News se makina shkoi drejt një rruge ku po kalonin qytetarë me biçikleta dhe nëpër shëtitore, duke goditur njerëz dhe duke rrëzuar tavolina dhe karrigë të një kafeneje aty pranë.
Një zyrtar i policisë konfirmoi se aksidenti nuk ishte një sulm terrorist. Hetimi vazhdon. Shëtitorja e Kopacabanës është e populluar gjithnjë nga banorët e Rio dhe turistë.