Elvis Kabashi firmosi pak ditë më parë me skuadrën e Livornos, që është pjesë e SeriaC në Itali. Dje ai është prezantuar së bashku me Breshianin, ndërkohë që sot ka dhënë një intervistë për “Il Tirreno”, duke ka pranuar se Livorno është shansi i tij i fundit.
Disa vite më parë ai refuzoi të luante me kombëtaren e Shqipërisë, në kohën kur ishte pjesë e të rinjve të Juventusit, me shpresën e tij se një ditë do të luante me Italinë. Diçka që nuk ndodhi asnjëherë madje , nuk ka pasur hapësira as në ekipe gjysmëmatore.
“Një futbollist duhet ta fitojë kontratën në fushën e lojës. Livorno është mundësia e fundit? Po. Gabimet e së shkuarës më kanë ndihmuar të rritem. Ky është një shans që duhet ta shfrytëzoj në maksimum. Është një “tren” ku kam hipur me të dyja këmbët dhe dua të më dërgojë sa më larg.
Dy shqiptarët Bogdani dhe Vajushi nuk kanë pasur fat te Livorno? Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri, ndërsa unë në Itali, ndaj ndihem italian”, ka thënë Kabashi.