Loading...

A e ka marrë Rama në telefon këto kohë Tahirin? “Le të shkojë…”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot ndihmën e SHBA-së me prokurore federale të FBI për hetimin e cështjes së ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

A keni folur me Saimir Tahirin se fundmi?

Jo nuk kam folur po mendoj që e kam thënë atë që duhet.

Ka zhvillime te reja

Nuk më interesojnë fare as zhvillimet e reja…Mund tua thoni ne lajme qytetareve te rejat. Saimir Tahiri ka avokatët e vet dhe punën e ka me drejtësinë. Unë pres përfundimin kur drejtësia të japë përfundimin. Ndërkohë, Saimir Tahiri as nuk është pjesë e PS, as e grupit parlamentar së PS dhe as e qeverisë. Është e para herë në historinë e pluralizmit që një forcë që qeveris bën këtë ndarje drastike me një figurë kryesore që e ka patur një nga ministrat më të suksesshëm në emër të raportit me drejtësinë. le të shkojë të provojë të vërtetën. Kur të më gjeni një shembull tjetër hajde ta diskutojmë, por për sa kohë ky është shembulli ynë, i pakrahasueshëm me asgjë më parë, nuk kam çfarë diskutoj më.

Do e pranoni ndihmën e ofruar nga ambasadori Lu?

Rama: Unë të pranoj ndihmën? Nuk është ndihmë për mua, është për prokurorinë. Ndihma është e mirëseardhur dhe çdo ndihmë në këtë drejtim përsa zbardhjen e plotë të çështjes për të cilën unë jam interesuar të di përfundimin, por besoj edhe shqiptarët do duan ta dinë, është e mirëseardhur. Por këtu dua të bëj të qartë që PS nuk është zyrë avokatie dhe nuk bën avokatin e Saimir Tahirit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com