Loading...

E dinit pse Rovena Dilo zgjodhi të këndonte në gegërisht?

Kengetarja Rovena Dilo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan sot ku foli për këngën “Ke le për mu” me te cilen mori pjese ne “Këngën Magjike” dhe që u komentua gjatë. Gjatë emisionit këngëtarja zbuloi se një nga planet e saj është edhe realizimi i një koncerti recital.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Rd7ze81XF6o?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

“Kënga ishte një gjetje, e tëra erdhi në mënyrë spontane, ashtu siç vijnë materialet e mira. Ishte frymëzim i Adrian Hilës dhe ai mendoi ta sillnim në gegënisht. “Ke le për mu” është kënga e parë në bashkëpunim me Adi Hilën, ai më ka përfshirë edhe në një tjetër aktivitet, që të shkruaj tekste këngësh.

Përveç këngës time kam patur edhe 4 këngë të tjera në “Kënga Magjike”. Sa herë e këndoj këtë këngë më vjen ta rikëndoj sërish, sepse është shumë e këndshme dhe krijon hare.

Mua më është hapur oreksi të bëj këngë me ritëm si “Ke le për mu”, këngë që të ftojnë të kërcesh dhe të gëzohesh. Koncerti recital është një nga planet e ardhshme”, tha Dilo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com