Loading...

Dy te rinjte i fundosi ajo qe ju gjet ne makine

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi janë kapur me sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Ndalimi i tyre u bë nga punonjësit e Komisariatit numër 3 të policisë në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Narkotikeve në D.V.P.Tiranë.

Të arrestuarit janë: Andi Fejzo, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Engli Zhegu, 28 vjeç, po banues në Tiranë. Atyre u është gjetur dhe sekuestruar 15 dhe 25 doza, përkatësisht lëndë narkotike të llojit kanabis.

“Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një grirëse metalike e lëndëve narkotike, një sasi qesesh farmaceutike, një telefon dhe mjeti tip “Benz””, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com