Loading...

Dialogu me Greqinë, Bushati: Jam gati të flas, por…

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar në Komisionin e Punëve të Jashtme, u shpreh lidhur me dialogun që qeveria po arrin me Greqinë. Sipas tij nuk ka asgjë sekrete dhe shtoi se dialogu nuk ka filluar në Kretë dhe përfundoi në Korçë, por që ka nisur që në vitin 2013.

Pjesë nga deklarata e Bushatit

Unë nuk kam kërkuar që të vij në komision që të tregoj të vërtetën, me keni kërkuar unë jam këtu. Prandaj më thoni që në se ka interes unë flas, pasi ju nuk po shprehni interes. Nuk ka asgjë sekrete, por më parë duhet të thoni nëse ka interes apo jo.

Me dyer të mbyllura kam diskutuar në komisionin e politikës së jashtme. Unë jam gati që të flas për çdo çështje, por më parë duhet që të sigurohemi që të mos nxjerrin informacion të klasifikuar.

Vura re që ka një mungesë qartësie për dialogun me fqinjin tonë. Shqipëria nuk është prishur nga negociata me Greqinë, jemi ulur në bisedime për të listuar të gjitha çështjet që për ne konsiderohen të hapura de kërkojnë një zgjidhje. Nuk ka filluar në Kretë dhe nuk ka Mbaruar në Korçë. Ky proces ka filluar në fundin e 2013-s dhe do të vazhdoj përsëri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com