Sot është Dita Kombëtare e Përqafimit, një ngjarje vjetore e dedikuar për t’i dhënë dashuri të gjithë personave të afërt.
Kjo date u krijua nga Kevin Zaborney dhe ndodh cdo vit konkretisht më 21 janar. Kontakti i ngrohtë ka ndikim pozitiv në mendjen e të gjithëve.
Për herë të parë kjo ditë u zhvillua në Michigan në 1986, ku Kevin mori titullin si ambasador i përqafimit.
Katër çifte në Londër kanë thyer disa rekorde botërore duke u përqafuar pa u ndarë për 24 orë dhe 44 minuta. Pjesëmarrësit lejoheshin të ndaheshin vetëm kur kishin nevoja për të përdorur tualetin.
Dhuroni sa më shumë përqafime e dashuri sot, është dita e duhur!