Loading...

“Dhëmbë për dhëmbë”, pas Serbisë armatoset edhe Shqipëria me mortaja ofensive inteligjente

Pas armatosjes së Serbisë dhe Kroacisë me sisteme raketore të fjalës së fundit dhe me avionë bombardues, edhe Shqipëria ka hyrë në garë duke rinovuar totalisht arsenalin luftarak.
Pas ardhjes së mjeteve të blinduara nga SHBA-ja dhe ndryshimit total të armëve të lehta, ushtria shqiptare ka mblerë artileri ofensive nga Austria dhe ka porositur edhe një parti të konsiderueshme.

Bëhet fjalë për një markë shumë të famshme ndërkombëtare, Hirtenberger AG, e cila prodhon topat dhe mortajat më “vrasëse” në botë.

Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes ka mblerë mortaja të kalibrit 60 milimetër, të cilat janë perfekte për trupat speciale dhe kanë rezultuar të suksesshme nga disa ushtri në botë.

Përveç armatës austriake, një nga kontigjentet më të njohura në botë që e përdorim këtë artileri janë edhe forcat speciale britanike SAS.

Ata janë përdorur me sukses në Afganistan dhe ushtria e Madhërisë së Saj ka porositur sërish mortaja të llojit Hirtenberger.

Kjo blerje është një sinjal si balistik por edhe politik. Përveçse një furnizim për forcat speciale me një markë të rëndësishme dhe efikase për sulmin artilerik, është lidhja me një vend që tashmë ka një rol të riformatuar në Ballkan dhe është trashëgimtarja e një fuqie botërore të rëndësishme gjatë kohës kur Shqipëria u copëtua në Luftën Ballkanike.

Austro-Hungaria ka qenë mbështetëse për të mos e copëtuar Shqipërinë dhe ka luftuar deri në fund për të mos i dhënë Rusisë pjesët që ajo kërkonte për shtetet sllave në Ballkan si Serbia dhe Mali i Zi.

Duke qenë se ka një vendosje gjeopolitike të rëndësishme mes Lindjes dhe Perëndimit, Austria ka riaktivizuar rolin politik kryesisht për Ballkanin duke rimarrë në një farë mënyrë kujdestarinë për vendet që ka pasur influencë Dera mbretërore e Habsburgëve.

Austria njihet ndryshe edhe “Shteti i Dytë i Vatikanit”, pasi është përgjithësisht vend katolik dhe i lidhur ngushtë me qendrën e Kishës Katolike.

Blerja e armëve austriake përfaqëson një rritje cilësisht të relacioneve që qeveria e Edi Ramës ka vendosur me Vjenën zyrtare që prej vitit 2013.

Ndërkaq, kompania Hirtenberger, me një përvojë më shumë se 150-vjeçare, përfaqëson një emër të famshëm të industrisë së artilerisë dhe prodhimit të municionit.

E krijuar si industri, më vonë kjo kompani furnizoi ushtritë më të rëndësishme europiane me pajisje dhe aksesorë artilerikë.

Martajat dhe topat e lehtë janë krenaria e Hirtenberger. Ushtritë e Sllovenisë dhe Kroacisë janë furnizuar që herët me armët e kësaj kompanie.

Gjatë luftës në ish-Jugosllavi, ushtria e Tugjmanit në Kroaci arriti rezultate të rëndësishme në beteje falë përdorimit të mortajave të prodhimit austriak, të cilat zunë në befasi mbrojtjen e armatës serbe, e cila kishte arsenal të modelit rus dhe kinez.

Mortajat Hirtenberger janë të njohura për preçizionin e bombardimit gati “kirurgjikal”, por edhe për fuqinë e shkatërrimit të objektivit.

Mortajat 60 milimetrëshë dhe ato të kalibrit 80 milimetër hyjnë në artilerinë e lehtë dhe përdoren kryesisht nga trupa që kërkojnë të avancojnë në territorin armik dhe rrezja e tyre përfshin deri në 500 metër deri në 1 kilometër.

Janë të lehta për t’u mbajtur dhe gjatë funksionimit vendosen në stativ tripod. Municioni i këtyre mortajave është inteligjent dhe mund të drejtohet edhe me infra të kuqe.

Ushtria shqiptare ka pasur mortaja të vjetra të prodhimit rust ë Luftës së Dytë Botërore, të cilat nuk ishin të sakta dhe nganjëherë konsideroheshin edhe të dëmshme për përparim, pasi mund të jepnin tek armiku një vendndodhje të trupave undërshtare dhe mudnësi për të manovruar.

Artileria më e sofistikuar e ushtrisë shqiptare kanë qenë topat Obuz me rreze të gjatë veprimi, të cilat komandoheshin me llogaritje këndore që nuk është shumë e saktë, por fuqia e këtyre topave ka qenë e frikshme. Ndërkaq, artileritë e rrezeve të shkurtëra dhe të mesme nuk kanë qenë shumë të sofistikuara.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com